lajme

Filloi edicioni VI- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të regjistruar me telefon celular “Celular Festival 2015″

Filloi edicioni VI- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të regjistruar me telefon celular “Celular Festival 2015″.
Më 20 nëntor 2015, filloi realizimi i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të filmave të regjistruar me telefon celular “Celular Festival” me leksionin mbi ” 120 VITE FILM ” me
Dimitar Banov – retrospektivë e artit të shtatë.
Në kinemanë “Frosina” në Qendrën Kulturore për të Ri më 21 nëntor u paraqitën shfaqje të filmave të animuar për fëmijë të sinkronizuara në gjuhën maqedonase “Aventura e Madhe e Pim dhe Pom” dhe “Fëmiu Fantazmë”.
Evenimentet e festivalit vazhdojnë më 24 dhe 25 nëntor në Kinotekën e Maqedonisë me projeksione
të filmave për adoleshent: “Maturimi i Eva Van End”, me ligjërata dhe ushtrime mbi temën –Organizimi i ekipit me ligjëruesin Petar Lazarov, dhe “Shkuarja në Hënë”, shoqëruar me workshop të filmt me profesorin e ESRA Vladimir Stojçevski në temën “Bëni vet film “objektivi i përgjithshëm i të cilit është që të promovojë dhe të zhvillojë kulturën e kinemasë në mesin e audiencës së re.
Konkursi për paraqitjen e filmave për edicionin e gjashtë të “Celular Festival” përfundoi më 20 nëntor.
Nga filmat e paraqitur, juria e përbërë nga: Valentino Skenderovski-producent muzikor dhe profesor në ESRA, Besfort Imami- kinematograf dhe Igor Angelov – aktor, do të zgjedhin filmat më të mirë në kategoritë e mëposhtme:
Filmi më i mirë “Ratka Ilievska-Lale”
Filmi më inovativ
Historia më origjinale
Ideja më e mirë
Filmi më i mirë në Programin talentët e rinj
Muzika më e mirë në film në Programin talentët e rinj
Çmimet do të ndahen në natën mbyllëse e cila do të mbahet në QKR, në kinemanë Frosina, më 26 nëntor me fillim në ora 20.
“Celular Festival “është organizuar nga shtëpia producente KT FILM DHE MEDIA mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, Fakultetit të Arteve audio-vizuale ESRA dhe Qendra për Zhvillim Krijues.